
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka informuar për një zhvillim në QKUK.
Vitia ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).
Sipas Vitisë, ky lajm u jep shpresë shumë grave.
“Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë. Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm” – ka shkruar Vitia.



