“Kandidatët partiakë”, Ilir Deda: U hap mundësia për Osmanin presidente

Deda: Dështimi i konsultimeve LVV–PDK rrit gjasat për një mandat të dytë të Vjosa Osmanit.

Njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas kollapsit të konsultimeve mes LVV-së dhe PDK-së për çështjen e presidentit, duke thënë se situata e krijuar ka hapur mundësinë për rikandidimin e Vjosa Osmanit.

banner

Sipas tij, arsyeja e dështimit të këtyre konsultimeve mbetet e paqartë. Ai thekson se nëse është tentuar të ndërtohet një proces për një emër konsensual, atëherë është e qartë se ai emër nuk do të ishte anëtar apo anëtare e asnjërës prej dy partive.

Deda vlerëson se zhvillimet e fundit kanë rritur gjasat për një mandat të dytë të Osmanit në krye të shtetit.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje partive politike që të mos humbin kohë me procese që, sipas tij, nuk po arrijnë të prodhojnë zgjidhje konkrete, si dhe të mos luajnë me idenë e zgjedhjeve të reja.

“Mos i humbni kohë as Kosovës e as vetes me procese politike që nuk po dini t’i bëni, e as mos bëni lojëra me zgjedhje të reja se s’kemi nevojë për to. Mblidheni Kuvendin edhe zgjidheni Presidentin/en,” ka theksuar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.