
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ishte bërë njeriu më i votuar në histori të zgjedhjeve kosovare.
Ajo në vitin 2021 kishte marrë 300 mijë e 756 vota.
Përveç Albin Kurtit, kryetar i VV, tash edhe dyshi i VV e ka tejkaluar me vota Osmanin.
Glauk Konjufca, nënkryetar i VV, ka marrë 300 mijë e 912 vota deri tani.
Kjo e bën Konjufcën njeriun e dytë më të votuar në historinë e Kosovës pas Kurtit



