
Glauk Konjufca, deputet dhe nënkryetar i parë i VV-së, ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme.
Këtë Konjufca e bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“E kur jemi të qeveria jonë e ardhmshme, më lejoni që ta propozoj për kryeministër para këtij Këshillit të Përgjithshëm, kryetarin e VV-së, Albin Kurti” – tha Konjufca, e cila fjali u përcoll me shumë duartrokitje.
“Është formalizim i asaj që është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është që Albin Kurti është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës prej që kur ne kemi zgjedhje” – tha Konjufca, transmeton Gazeta Politika.
E pas këtij propozimi, u organizua edhe një votim i hapur, ku nuk kishte asnjë votë kundër propozimit të Kurtit për mandatar nga VV-ja për qeverinë e ardhshme.



