Konjufca nga Konferenca e Mynihut: Forcimi i Kosovës në NATO do ta bëjë aleancën më të fuqishme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, forumin më të rëndësishëm global për çështjet e sigurisë.

Nëpërmes një postimi në Facebook, Konjufca ka theksuar se pjesëmarrja e delegacionit shtetëror të Kosovës në këtë konferencë po ndodh në një moment kur rendi botëror po riformësohet. 

banner

“Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëj aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik”, ka shkruar Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.