
Glauk Konjufca, nënkryetar i VV, ka publikuar disa fotografi nga takimet në Shtime.
Konjufca ka vlerësuar se rinia e Shtimes nuk lëshon pe.
“Rruga të cilën e ka filluar Lëvizja VETËVENDOSJE! është rrugë e cila duhet të vazhdojë. Prandaj, sonte bashkë me kryetarin e Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i takuam të rinjtë vullnetarë me të cilët diskutuam e u pajtuam për vazhdimin e rrugës me suksese dhe fitore të reja.
Rinia e Shtimes nuk lëshon pe për fitoren e madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 116″ – ka shkruar Konjufca.



