
Analisti i kërkon kryeministrit në detyrë të ndajë pushtetin ose të largohet nga posti.
Analisti Shkëlzen Maliqi i ka rikujtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një thënie që dikur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte shumë për qejfi.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Maliqi ka shkruar se Kurti tani duhet ta respektojë këtë qëndrim.
“O Albin, vetë pate thënë, ‘Kosova është më e madhe se kryeministri’, ndaje pushtetin ose lësho postin, kaq e thjeshtë!”, ka theksuar Maliqi.
Sipas analistit, kjo thënie duhet të udhëheqë veprimet e Kurtit në situatën aktuale politike, duke nënkuptuar nevojën për ndarje të pushtetit ose dorëheqje nga posti.



