Kosova siguron “play-off”-in, vazhdon ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të madhe sonte ndaj Sllovenisë, duke triumfuar me rezultat 2–0 dhe duke siguruar matematikisht vendin në “play-off” për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Djelmoshat e Franco Fodës dominuan takimin, duke treguar lojë të disiplinuar dhe efikase. Goli i parë erdhi pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, ndërsa i dyti vulosi fitoren dhe atmosferën elektrizuese në stadium.

Me këtë sukses, Kosova i mban gjallë shpresat për paraqitjen e parë historike në Botëror, ndërsa përballjet vendimtare në “play-off” pritet të zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Back to top button