KQZ-ja sot pritet të vendosë për rinumërim të plotë të votave në 28 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna, ku fillimisht ishte vendosur që të rinumërohen vetëm 10 për qind e tyre.

KOHA nga burimet e saj ka marrë vesh që në mbledhjen e KQZ-së që mbahet sot në orën 13:30 Sekretariati do të rekomandojë rinumërimin e plotë të vendvotimeve në këto komuna.

banner

KQZ-ja më parë pati vendosur që në 10 komuna të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve. Këto ishin: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu.

Ndërkohë, në 28 komuna të tjera (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut), pati marrë vendim që të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.