Kraki kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kërkon që presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Nezir Kraki, deputet i GUXO-s, ka shkruar një status të gjatë, në të cilën ka trajtuar temën e presidentit.

Në shkrimin e tij, Kraki ka sugjeruar ndryshime kushtetuese në lidhje me presidentin.

banner

Sipas Krakit, presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Madje, ai ka përmendur edhe Maqedoninë e Veriut si shembull për ketë temë.

“2) Zgjedhja e presidentit me votim te drejtpërdrejtë nga qytetarët, për mandat 5 vjeçar në modelin e Maqedonisë së Veriut.  Kjo do ta çlironte postin e presidentit dhe do ta depolitizonte duke e larguar atë definitivisht nga konfiguracionet bllokuese në dëm të shtetit. Edhe këtu do respektohej vullneti i qytetarëve dhe presidenti do kishte më shumë autonomi në gjykim e veprim” – ka shkruar Kraki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.