Krasniqi kujton Rugovën: Vuajtja e njerëzve, atij i therte në shpirt

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka përkujtuar Ibrahim Rugovën, ish-presidenti historik i Kosovës.

Krasniqi, që ishte një kohë të gjatë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Rugovës, ka publikuar një fragment të shkurtër nga libri i tij mbi figurën e Rugovës.

banner

Krasniqi ka vlerësuar se Rugova ishte një humanist.

“… Vuajtja e njerëzve, atij i therte në shpirt. Edhe kjo prirje e tij humane e kishte burimin te fëmijëria e tij e vështirë dhe te fati i rëndë i së ëmës, mbase edhe te formimi humanist në Paris.

… Rugova në studimin e tij “Vepra e Bogdanit” është përpjekur që ta zbërthente e ta afirmonte dimensionin filozofik e kulturor të asaj vepre, jo afirmimin e dogmës fetare. Pra, ai e pëlqente filozofin e jo klerikun, e pëlqente intelektualin e jo dogmatikun. Prandaj, ata që sot synojnë të fabrikojnë “konvertimin” e Rugovës, duke e përdorur si argument veprën e tij studimore, përkatësisht respektin e tij ndaj figurës së Bogdanit, vërtet bëjnë një manipulim të madh” – ka shkruar Krasniqi, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.