
Njëri nga 109 komisionerët e dyshuar, i cili është arrestuar për manipulim me vota në Prizren, ka pranuar që të bashkëpunojë me Prokurorinë e të tregojë se në rastin që u hetua nga prokuroria pati edhe marrje e dhënie të ryshfetit.
Këtë e konfirmoi në konferencë për media Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kur foli bashkë me përfaqësues të policisë për detajet e aksionit që përfundoi me 109 të ndaluar për 48 orë, lidhur me rastin e keqpëdorimit e manipulimit të votave të procesin zgjedhor të mbajtur më 28.12.2025.
“Me vetiniciativë kemi ndërmarrë veprime sepse shihej haptazi që keqpërdorimet ishin duke ndodhur ndërsa pjesa që ka të bëj me dhënie e marrje të ryshfetit është zbuluar sot kur njëri nga komisionerët ka vendosur që të bashkëpunojë me prokurorinë dhe ata që janë edhe të akuzuar mund të marrin cilësinë e dëshmitarëve bashkëpunues”- tha kryeprokurori Kryeziu



