Kryeziu me akuza të forta: Bujar Osmani dhe BDI punuan për kthimin e Gruevskit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka akuzuar kandidatin për Çair, Bujar Osmanin dhe BDI-ne se kanë bërë përpjekje për kthimin e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski në Maqedoni.

Kryeziu ka shkruar në Facebook, se Bujar Osmani dhe partia e tij punuan për kthimin e Nikola Gruevskit.

banner

Kryeziu ironizoi deklaratën e Osmanit, sipas të cilit takimet e tij në kuadër të MPJ janë sekrete shtetërore.

Postimi i tij i plotë:

BUJAR OSMANI DHE PARTIA E TIJ PUNUAN PËR KTHIMIN TRIUMFAL TË KRIMINELIT NIKOLA GRUEVSKI

Mora vesh që disa njerëzve në Maqedoni po u pengon shumë fakti që nuk mund ta përkrah soroistin Bujar Osmani.
Profa juaj është njeri i qetë, pensionist me shumë kohë të lirë, por edhe një burrë me shumë shokë e informacion të bollshëm pothuajse për gjithçka. Jam njeri tejet serioz dhe nëse angazhohem për një gjë apo qëllim, gjithmonë është në mes diçka më e madhe se vetëm një arsye. Pra nuk është vetëm SOROSI arsye pse jam kundër Bujar Osmanit.
Bujar Osmani dhe partia e tij kanë zero përkrahje amerikane dhe kjo është fakt, sepse kah fundi i mandatit të parë të Zoran Zaev, BDI nis komplotimin me disa mbetje të Nikola Gruevskit në VMRO për të bërë disa ndryshime në ligj që do ta mundësonin kthimin triumfal në Maqedoni të Nikola Gruevskit. Në këtë pikë ndodh edhe krisja e madhe me Mickovskin, liderin e ri të VMROsë, që këtë lëvizje të BDIsë e sheh si konspiracion për ta larguar nga udhëheqja e partisë në favor të Gruevskit.
Ky komplot eskaloi pasi Bujar Osmani bëhet ministër i jashtëm dhe gjërat shkojnë aq larg saqë lidershipi i BDI-së, përfshirë edhe Bujar Osmanin, janë thirrur në Ambasadën Amerikane dhe janë kërcënuar me pasoja të rënda e të pariparueshme.
Nuk u habita fare pse, kur u pyet për takimin e tij në Budapest me Nikola Gruevskin, Bujar Osmani u mbrojt duke thënë se këto gjëra janë sekret shtetëror. Sekret i kotecit të pulave Bujar, nuk ke çka thua tjetër, sepse ti dhe shefi yt e dini që jeni fajtor pse keni dashur ta ktheni në pushtet kriminelin përgjegjës për vrasjen dhe robërimin e djemve më të mirë të Kosovës në maj të 2015 në Kumanovë. Tradhtinë ndaj atyre djemve dhe gjakun e tyre kurrë nuk do ua falim, ama bash kurrë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.