
Donald Trump, president i ShBA-së, ka folur në lidhje me situatën në Gazë, pasi u kthye edhe pengu i fundit, ashtu sikurse e kërkonte marrëveshja.
Pas këtij zhvillimi, Trump ka theksuar se tana është koha të çarmatoset edhe Hamasi.
“Ata punuan fort për ta kthyer trupin [e pengut të fundit]. Ata po punonin me Izraelin për këtë” – tha presidenti amerikan, duke iu referuar Hamasit e duke shtuar se ekipet e kërkimit “u desh të kalonin nëpër qindra trupa” në zonë për ta gjetur Gvilin. “Tani duhet ta çarmatosim Hamasin, siç kanë premtuar ata” – deklaroi presidenti amerikan, shkruan gazeta “The Times of Israel”.



