Kurti: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë frymëzuan botën, për ne u bënë realitet me ndihmën e SHBA-ve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rolin vendimtar të SHBA-ve në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Përmes një postimi, Kurti tha se vlerat mbi të cilat u themeluan SHBA-të – jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë – kanë frymëzuar botën demokratike, ndërsa për popullin e Kosovës ato janë lidhur ngushtë me mbështetjen amerikane.

banner

“Derisa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli ynë për kohë shumë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta. E në këtë mes, përjetimi ynë është unik sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me SHBA-të. Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane”, shkroi Kurti.

Ai bëri të ditur se një natë më parë mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

“Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj SHBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme”, u shpreh Kurti.

Postimi i tij i plotë:

250 vjet!

Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë, janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e të drejtave të patjetërsueshme, si themel i qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit.

Derisa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli ynë për kohë shumë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta. E në këtë mes, përjetimi ynë është unik sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me ShBA-të. Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane.

Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.