Kurti: Kater njohje brenda nje viti, sukses i shtetit dhe Republikes

Kryeministri thekson se njohjet e reja forcojne subjektivitetin nderkombetar te Kosoves.

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, ka deklaruar se kater njohjet e reja te arritura brenda nje viti perbejne nje sukses te rendesishem per shtetin dhe Republiken e Kosoves.

banner

Sipas Kurtit, hera e fundit qe nje numer i tille njohjesh kishte ndodhur ishte me shume se nje dekade me pare. Ai ka theksuar se rendesia e ketyre njohjeve shtohet edhe me shume duke pasur parasysh rrethanat ne te cilat jane arritur.

“Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit nderkombetar jane sukses i shtetit dhe Republikes. Edhe me te rendesishme keto njohje i ben fakti se ato erdhen pas nje kohe kur me shume flitej per rrezikun nga te ashtuquajtura cnjohje sesa per mundesite e njohjeve te reja”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se lajmet e mira per vendin jane lajme te mira per te gjithe qytetaret e Kosoves.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.