Kurti me “ligjeratë” në Davos, ua përmend Kantin, Millin dhe Aristotelin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Davos, ka mbajtur një ligjëratë ku ka folur për bazat filozofike dhe etike të qeverisjes së tij, duke përmendur idetë e Immanuel Kantit, John Stuart Mill-it dhe Aristotelit.

Sipas Kurtit, qeveria që ai drejton ka kombinuar drejtësinë normative kantiane, ku morali shihet si burim i veprimit, me utilitarizmin e Mill-it, që synon lumturinë maksimale për shumicën, duke i integruar këto parime në procesin e vendimmarrjes dhe në marrëdhëniet me qytetarët.

banner

Ai theksoi se për zyrtarët shtetërorë është ndjekur etika e virtytit e Aristotelit, duke vënë theksin te rëndësia e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin.

“Ky ‘trekëndësh’ Kant–Mill–Aristoteli është zbatuar me sukses në politikëbërje dhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar se ka qenë i dobishëm”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, kjo qasje ka ndihmuar në ndërtimin e institucioneve më të përgjegjshme dhe në forcimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik.

“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill-it (lumturia maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe në marrëdhëniet me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky ‘trekëndësh’ Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar se ishte i dobishëm.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.