
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur sot nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë mandatarin për kryeministër te presidentja. Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se vendimi do të merret të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm mbahet të dielën”, tha shkurt Kurti.
Deklaratat i bëri gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025.



