
Kryeministri në detyrë tha se synojnë fitore në të gjitha komunat ku mbahet balotazhi dhe se angazhimi është maksimal për të siguruar mbi 50% të votave.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar balotazhin që do të mbahet nesër, duke theksuar se ekipi i tij po angazhohet më shumë në komunat ku rezultatet nuk janë ende të sigurta.
“Gjakova është njëra prej 12 komunave ku jemi në balotazh. Presim të fitojmë në të gjitha komunat. Diku janë gjasat më të mira se diku tjetër, por angazhimi nuk mungon. Aty ku jemi ca më larg, jemi duke punuar shumë më shumë në mënyrë që mbi 50% të jetë rezultati në të gjitha komunat kur numërohen votat,” deklaroi Kurti.
Ai u shpreh optimist për fitoren e mundshme në të gjitha komunat ku mbahet balotazhi, duke theksuar se puna intensive dhe mobilizimi i votuesve janë çelësi për të arritur rezultatin e dëshiruar.



