Kurti: Situata nga vërshimet në Kosovë është nën kontroll

Kryeministri në detyrë thotë se ekipet operative dhe Forca e Sigurisë janë në terren, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë me dije se situata nga vërshimet që kanë përfshirë shumë komuna të Kosovës është nën kontroll. Në një postim në Facebook, ai ka renditur komunat më të prekura: Fushë-Kosova, Lipjani, Obiliqi, Drenasi, Podujeva, Shtimja, Graçanica, Prizreni, Suhareka, Malisheva, Rahoveci, Mamushë, Dragash, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Klina, Istogu, Juniku, Deçani dhe Peja.

banner

“Ekipet operative vazhdojnë të jenë në terren, duke monitoruar gjendjen dhe qëndruar në gatishmëri të plotë. Përveç dëmeve materiale në infrastrukturë dhe prona private, fatmirësisht nuk ka raste të lëndimeve serioze,” ka thënë Kurti. Ai ka sqaruar se gjatë natës ekipet kanë intervenuar në zona me rrëshqitje dhe bllokime të pusetave, ndërsa kompanitë përgjegjëse vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie.

Kurti ka falënderuar agjencitë e emergjencës dhe Forcën e Sigurisë për ndërhyrjen dhe ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të ndjekin udhëzimet e institucioneve deri në tejkalimin e plotë të situatës.

Vërshimet janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe ditës së martë. Shumë shtëpi dhe biznese janë përmbytur, në dy komuna është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të mësimit është shtyrë për shkak të situatës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.