Kurti themelon Këshillin Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë e UÇK-së, pjesë edhe Sami Lushtaku

Këshilli do të kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me bashkëkryesues Ministrin Andin Hoti

Qeveria e Kosovës ka themeluar sot Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ky këshill do të kryesohet nga Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues do të jetë Andin Hoti, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

banner

Anëtar i Këshillit është emëruar edhe Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Qeveria ka ftuar gjithashtu përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Përbërja e plotë e Këshillit Shtetëror:

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, kryesues Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bashkëkryesues Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar Saranda Bugujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, anëtare Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar

Këshilli ka për qëllim organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke përfshirë bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe organizatat e dala nga lufta.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.