Kurti thotë që s’do t’i bëjë ministra të gjithë ata që i prezantoi në tetor: Do të ketë edhe emra të tjerë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i pati prezantuar në Kuvend kur e kërkonte votën muaj më parë.

Më 26 tetor 2025, Kurti pati dështuar të siguronte shumicën në Kuvend pasi prezantoi përbërjen me të cilën synonte të merrte votën për të qeverisur. Bëhet fjalë për periudhën e bllokadës në Kuvend.

banner

“Do të ketë shumë prej emrave që tashmë i kam prezantuar edhe unë dhe Glauk Konjufca vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identikë. Do të ketë edhe emra të tjerë”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat pas përurimit të investimeve në efiçiencë të energjisë në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.