
Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe kryetar i VV-së, ka publikuar një video-urim për vitin e ri.
Kurti ka theksuar se viti 2025 u nis me zgjedhje dhe përfundoi me zgjedhje.
Tutje, Kurti vlerësoi se Kosova është shembull i demokracisë.
“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë” – ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos.



