Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për Bordin e Paqes

Vetëm një abstenim nga deputeti Redi Muçi; rrëzohet amendamenti i opozitës për heqjen e emrit të kryeministrit Rama nga projektligji.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ratifikimin e marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes, me 113 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër.

banner

I vetmi që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Gjatë seancës plenare, opozita paraqiti një amendament për të hequr emrin e kryeministrit Edi Rama nga titulli i projektligjit, por propozimi u rrëzua me 79 vota kundër, 30 pro dhe asnjë abstenim.

Më pas, deputetët votuan nen për nen projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke e miratuar me 110 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Kujtojmë se më herët, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kishte autorizuar kryeministrin Rama për të nënshkruar marrëveshjen, një nismë e ndërmarrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.