Latifi i gëzohet anëtarësimit të Kosovës e Shqipërisë në Bordin e Paqes: Akte të qarta të arsyes shtetërore

Blerim Latifi, analist, ka shkruar një opinion, ku ka folur në lidhje me interesin e shqiptarëve që të pozicionohen në sferën pro-amerikane.

Ai ka shprehur konsideratë pozitive në lidhje me anëtarësimin e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes.

banner

“Në këtë kontekst, veprimet diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës, konkretisht anëtarësimi në Bordin e Paqes të iniciuar nga presidenti Donald Trump dhe vizita domethënëse e kryeministrit Edi Rama në Izrael, përbëjnë akte të qarta të asaj që qysh nga Rishëlje quhet “arsye shtetërore”” – ka shkruar ai.

Tutje, Latifi ka përshëndetur vizitën e kryeministrit shqiptar në Izrael.

“Në të njëjtën linjë duhet kuptuar edhe vizita e Edi Ramës në Izrael. Izraeli nuk është thjesht një shtet në një konflikt që duket se nuk merr fund kurrë. Ai është një nyje strategjike ku ndërlidhen interesat e SHBA-së, teknologjia e avancuar ushtarake, inteligjenca globale dhe diplomacia e fortë. Afrimi me Izraelin është, në thelb, një investim në siguri, njohje dhe ndikim ndërkombëtar. Pra për një shtet të vogël, kjo nuk është zgjedhje ideologjike, por domosdoshmëri strategjike” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.