
Profesori Blerim Latifi kritikon fushatën zgjedhore, duke e përshkruar realitetin politik si errësirë dhe mjegull të plotë, mes premtimeve për një të ardhme që nuk realizohet.
Profesori dhe analisti politik Blerim Latifi ka reaguar me tone kritike ndaj fushatës elektorale në vend, duke e përshkruar realitetin aktual politik si një gjendje të errët, të mbuluar nga mjegulla dhe acar i dhjetorit, ndërsa qytetet ndriçohen vetëm nga pak drita festive.
Në një shkrim të tij, Latifi thekson se premtimet elektorale po jepen në ambiente të zbrazëta dhe simbolike, si salla sporti ku nuk zhvillohet më aktivitet, klasa shkollash ku numri i nxënësve po bie çdo ditë dhe oda, të cilat i cilëson si relikte të një kohe të perënduar.
Sipas tij, këto premtime për një “të ardhme të ndritur” nuk po shoqërohen me ndryshime reale dhe mbeten vetëm fjalë, duke krijuar një kontrast të thellë mes diskursit politik dhe gjendjes reale të shoqërisë.
Latifi e krahason këtë situatë me figurën e Godosë nga vepra e Samuel Beckett, duke nënkuptuar se e ardhmja e premtuar nga politika është diçka që vazhdimisht pritet, por që nuk vjen kurrë.



