Liderët opozitarë mbajnë takime në Ambasadën amerikane

Kryetarët e tri partive më të mëdha opozitare në Kosovë kanë zhvilluar të premten një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak pasi kjo ambasadë njoftoi pezullimin e dialogut strategjik të planifikuar me Kosovën.

Fillimisht u raportua për praninë e Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike, ndërsa KOHA ka mësuar se në Ambasadën amerikane janë takuar edhe përfaqësues të partive të tjera. Sipas agjencisë “Ekonomia Online”, në takim morën pjesë Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me përfaqësues amerikanë, rreth orës 15:00.

banner

SHBA-ja kishte njoftuar për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën “për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Vendimi ka nxitur reagime të forta nga partitë opozitare. Krasniqi i PDK-së bëri thirrje që partitë properëndimore “t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme”, ndërsa Abdixhiku i LDK-së theksoi se është “koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.