
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ka folur në lidhje me prapaskenat rreth debateve për koalicione me PDK-në dhe LDK-në.
Në Debat Plus, Limaj ka treguar se ka hezituar në lidhje me LDK-në për shkak të siglës.
“Gjithmonë ka hapsirë, aty te minutat e fundit. Por, është opsion edhe të shkomë vetëm, si opsion i fundit natyrisht. Me z.Abdixhiku jemi takuar, kam pa deshirë te ai të bëjë diçka ndryshe. Ka vlerësimin tim për mënyrën se si ai e sheh Kosovën. Por nuk kemi mundur që të arrijmë marrëveshje. Ndoshta, ishte shumë herët, sepse kemi për të thyer disa barriera, kot, të së kaluarës. Por na mbetet të punojmë për të ardhmën për këto.” – tha ai.
Ndërsa sa i përket PDK-së, Limaj ka sqaruar se ndihet rehat.
“Me PDK-në, nuk kam pasur hezitim në asgjë dhe s’ka pasur asnjë kusht. Kemi shfaqur gatishmërinë e plotë që të jemi në një listë, sepse unë e ndiej veten rehat me siglën e PDK-së” – ka thënë Limaj.



