Lladrovci kritikon PDK-në dhe opozitën: U votua Albulena, e njëjta kandidaturë pas një viti të humbur – çka tash?

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ka shkruar në lidhje me zhvillimet politike në Kuvendin e Kosovës, ku u zgjodh Albulena Haxhiu si kryetare e këtij institucioni.

Lladrovci ka vlerësuar se një vit i mbrapshtë po përfundon.

banner

Tutje, ai ka përmendu edhe PDK-në dhe opozitën, duke e kritikuar për “këtë politikë”.

“E morën vesh të gjithë se kaloi një “vit i mbrapshtë” për Kosovën, viti më i rëndë pas Pavarësisë tonë.

Kontributi për këtë “politikë”, nuk mund t’i hiqet opozitës e as PDK-së, sepse, mund të bënte veprime politike shumë më të mënçura.

Megjithëse një kandidaturë nuk kaloi për një vit, tashmë, u votua Albulena, e njëjta kandidaturë pas një viti të humbur, çka tash?” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.