Lladrovci pas dorëheqjes së Memli Krasniqit: Përshëndet hapin e tij dhe mbështet fuqishëm Bedri Hamzën

Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës,” thotë kryetari i Drenasit, duke e quajtur udhëheqjen e PDK-së përgjegjësi të madhe shtetformuese.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas raportimeve për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ka përshëndetur vendimin e tij, duke e quajtur një hap të pritshëm dhe të përgjegjshëm, si dhe ka shprehur mbështetje të plotë për Bedri Hamzën si kryetar të ardhshëm të partisë.

banner

“Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët besuan në zotimin tim se s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja,” ka shkruar Lladrovci.

Sipas tij, dorëheqja e Krasniqit duhet të përshëndetet dhe të shihet si pjesë e proceseve të shëndetshme demokratike brenda partisë.

“Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi, do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza,” ka theksuar ai.

Lladrovci ka shtuar se të udhëheqësh PDK-në është përgjegjësi e madhe kombëtare, duke kujtuar origjinën e partisë nga Drejtoria Politike e UÇK-së.

“Të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe — përgjegjësi për ta dërguar shtetin në nivel më të lartë, me të gjitha forcat përparimtare të vendit. Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!”

Në fund, ai ka uruar suksese PDK-së dhe udhëheqësve të saj të ardhshëm, duke theksuar se roli i partisë ka qenë dhe mbetet shtetformues dhe përbashkues.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.