Maqedonci jep detaje për takimin me kompaninë “Mercedes-Benz”: Kontratë trevjeçare për kamionë taktikë për FSK-në

Ejup Maqedonci, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku është takuar me kompaninë e njohur gjermane “Mercedes-Benz”.

Maqedonci ka publikuar fotografi nga takimi, duke ofruar edhe disa informacione shtesë për këtë takim.

banner

“Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake” – ka shkruar Maqedonci, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.