
Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka folur në lidhje me pajtimit e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për temën e të pagjeturve.
Hoti, që është edhe deputet i zgjedhur i VV-së, ka shprehur dyshime nëse
“Po tash, sepse kur flas po dua me u kuptu edhe familjarët gjithmonë, ata u pajtuan, komisioni i përbashkët u themelua, ne do të vazhdojmë takimet, kërkesat tona do t’i ripërsërisim që janë publike. Mirëpo tash çka ndodh tutje, sa është e gatshme Bashkimi Evropian kur e sheh që nuk po zbatohen sepse unë kam frikën që Serbia prapë do të refuzojë zbatimin e këtij komisioni apo zbatimin e kërkesave tona që janë arkivat – çka ndërmerr Bashkimi Evropian, kjo është me rëndësi. Mendoj nëse vërtet e përdor fuqinë e saj, që do të duhej, Bashkimi Evropian, atëherë kjo mbetet të shihet në të ardhmen“ – tha Hoti për EO.



