Mast propozon amendament për Kosovën: Anëtarësimi në NATO prioritet i SHBA-së

Amendamenti kërkon presion ndaj Serbisë, emërimin e ambasadorëve në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë, si dhe mbështetje të qartë për Kosovën dhe integrimin e saj në NATO.

Kongresisti republikan nga Florida, Brian Mast, ka paraqitur për miratim një amendament në Kongres, i cili i kërkon Shteteve të Bashkuara angazhim të shtuar në Ballkan dhe një gjuhë të qartë në raport me rajonin.

banner

Organizata “Albanians for America”, e cila tha se ka pasë kontribut në këtë proces, deklaroi se “për herë të parë në më shumë se dy dekada, gjuha e rëndësishme mbi Ballkanin është riautorizuar, falë Mast”, percjell Periskopi.

Amendamenti parasheh:

Mbështetja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të ardhshëm në NATO

Presion ndaj Serbisë për të zvogëluar lidhjet me Rusinë dhe Kinën; Ekspozimin e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në teknologji dhe siguri; Zgjerimin e sanksioneve kundër atyre që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Nëpërmjet këtij amendamenti, SHBA-së i kërkohet gjithashtu të emërojë ambasadorë në tri vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

“Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike do të zhvillojë një strategji për të rivendosur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, e cila do t’i japë përparësi caktimit të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në vendet e Ballkanit, duke përfshirë qeveritë e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës; do të përfshijë rekomandime politike në lidhje me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e ardhshëm në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)”, thuhet në një pjesë të këtij amendamenti.

Po ashtu, aty kërkohet edhe mbështetja e vazhdueshme e marrëveshjes së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit me Kosovën.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.