
Ka nisur në Washington takimi i parë i Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në këtë takim inaugures po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Trump ka mbajtur fjalimin e tij.
Pjesëmarrjen në Bord e kanë nënshkruar dhjetëra vende në muajin janar, gjatë një ceremonie në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.
Ndërkohë, vendet perëndimore kanë hezituar të bëhen pjesë, duke u bazuar në arsyetime të ndryshme.
Mirëpo në takimin inaugurues të së enjtes, disa prej tyre po marrin pjesë vetëm si vende vëzhguese.
Sipas planit të Trumpit për Gazën, që çoi në një armëpushim të brishtë në tetor, bordi do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës. Më pas, Trumpi ka thënë se bordi, me të si kryetar, do të zgjerohej për të trajtuar konfliktet globale.



