
Qarkullimi do të menaxhohet në mënyrë të kontrolluar nga ora 20:00 e sotme deri të dielën në mbrëmje.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e kësaj rruge me pjesën e “Skënder Çeku”.
Sipas njoftimit të Komunës, gjatë kësaj periudhe qarkullimi do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut dhe minimizimit të pengesave për qytetarët.
Mbyllja e përkohshme e rrugës do të fillojë sot nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri të dielën, më 21 dhjetor, në ora 20:00. Komuna u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kohës së punimeve.



