
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka folur për çështjet e tanishme politike në Kosovë.
Në lidhje me çështjen e temës së presidentit, Bajqinovci ka vlerësuar se opozita duhet të reflektojë.
“Opozita duhet të reflektojë dhe jo vetëm të shkojë në takime, por edhe të ketë dëshirë të bëjë zgjidhje. E në këtë rast zgjidhja është të bëhet presidenti i Kosovës” – ka thënë ai.
“Kjo s’është e mirë sepse vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje për shkak se i ka institucionet stabile dhe nuk duhet populli të maltretohet çdo gjashtë muaj në zgjedhje”, tha ai për RTV 21.
“Ata nuk i kanë dërguar emrat. Faji dhe turpi është te opozita. Kërkimi i emrave është bërë publik disa herë” – shtoi ai.
Tutje, ai ka folur edhe për ftesat ndaj opozitës.
“Iu kemi dërguar ftesa, por po shihni se shpesh ka deklarata se “vetëm zgjedhje dhe nuk ka tjetër”. Pra, nuk ka reflektim nga opozita” – tha ai.



