Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale, siguria është në një nivel më të lartë

Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes, ka dhënë një intervist për RTV Dukagjinin, ku ka folu për poliitkat e mbrojtjes së Kosovës dhe armatosjen e FSK-së.

Sipas Mehajt, anëtarësimi në NATO është prioriteti kryesor i Kosovës.

banner

Tutje, Mehaj ka vlerësuar se siguria e Kosovës është në një nivel më të lartë.

“Siguria në Republikën e Kosovës sot është në një nivel dukshëm më të lartë dhe më të qëndrueshëm se në çdo periudhë tjetër historike. Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, ka bërë që territori i Kosovës të jetë shumë më i vështirë për çdo përpjekje destabilizuese ose kërcënim të jashtëm. Çdo tentativë për të cenuar sigurinë e vendit përballet sot me një realitet krejtësisht të ri”, thotë Mehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.