Mexhiti: Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” vjen në Shkup më 10 shkurt

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Shkupi do të mirëpresë operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, në një organizim të përbashkët mes Komunës së Çairit dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, shfaqja do të mbahet më 10 shkurt 2026, nga ora 19:30, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, ku publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë për herë të parë këtë vepër të rëndësishme të kulturës shqiptare.

banner

Opera, e kompozuar nga Rauf Dhomi dhe me regji të Nikolin Gurakuqit, do të interpretohet nga solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, duke sjellë në kryeqytetin maqedonas një mbrëmje të artit operistik me standarde të larta artistike.

Mexhiti e ka cilësuar këtë si një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore, që promovon trashëgiminë artistike shqiptare dhe forcon bashkëpunimin kulturor mes institucioneve.

“Goca e Kaçanikut” konsiderohet një nga veprat më përfaqësuese të operës shqiptare dhe pritet të jetë një nga ngjarjet më të spikatura kulturore të vitit në Shkup.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.