Mexhiti uron Kurtin për fitoren e Vetëvendosjes: Urime për fitoren e madhe

Mexhiti thotë se zgjedhjet e sotme dëshmojnë konsolidimin e traditës demokratike në Kosovë.

Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e re në zgjedhjet e mbajtura sot në Kosovë.

banner

Në një mesazh urimi, Mexhiti e ka cilësuar rezultatin si një sihariq të mirë që vjen nga Kosova, duke theksuar se fitorja e Kurtit dhe e Vetëvendosjes është edhe më e madhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Ai ka vlerësuar procesin zgjedhor si demokratik, duke theksuar se këto zgjedhje rikonfirmojnë krijimin e një tradite të mirëfilltë demokratike në Kosovë, ku ka garë fer dhe të drejtë.

“Nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj”, ka përfunduar Mexhiti në mesazhin e tij drejtuar Kurtit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.