Mickoski pas fitores së VMRO–VLEN: Koha e nacionalizmit ka përfunduar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se zgjedhjet janë mesazh për BDI-në dhe fund i politikave etnocentrike

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, njëherësh Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pasi shpalli fitoren në 30 komuna, tha se këto zgjedhje janë edhe një mesazh për Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

banner

“Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thash: ngadalë, qetësohu, prit — do të befasohesh nga rezultati. Kjo është ajo ditë.
Çka është më me rëndësi, në këto zgjedhje politikat e etnocentrizmit, nacionalizmit dhe temave artificiale për shqiponja e lepuj, dhe tema që janë të parëndësishme për qytetarët, janë mposhtur. Ndërsa tani hapet çështja për reforma në opozitë,” deklaroi Mickoski në një konferencë për media.

Kryeministri nacionalist maqedonas shtoi se nuk dëshiron një opozitë të dëgjueshme, por “më të koncentruar dhe më me kapacitet se kjo që flet për shqiponja dhe lepuj”.

Ndryshe, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i RMV-së, në shumicën e komunave të banuara me maqedonas ka fituar bindshëm VMRO-DPMNE-ja, ndërsa në komunat kryesore shqiptare – koalicioni VLEN.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.