
Pas dikustimeve disa orëshe, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2026.
Pro kalimit të këtij ligji votuan 62 vota deputetë, 36 kundër dhe asnjë abstenim.
Vlera e buxhetit është rreth 4 miliardë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur ka prezantuar projektligjin, ka bërë me dije se ky ligj përfshin edhe pagën e 13’të në sektorin publik.
Ai kishte thënë se kjo pagë do të ekzekutohet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin



