MSH-ja reagon rreth trajtimeve të dyshimta të Arianit Sllamnikut me fëmijët me autizëm

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron qytetarët të mos bien pre e metodave të paverifikuara dhe njofton institucionet kompetente për rastin e Arianit Sllamnikut.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka reaguar pas raportimeve se Arianit Sllamniku dyshohet se u ka ofruar fëmijëve me autizëm ilaçe për kafshë, duke i paraqitur ato si trajtime mjekësore, raporton GazetaBlic.

banner

Përmes një reagimi zyrtar, MSH ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë rast, duke theksuar se qytetarët duhet të mbështeten vetëm në metoda trajtimi të verifikuara shkencërisht dhe të rekomanduara nga profesionistë të licencuar shëndetësorë.

“Shëndeti i fëmijëve është prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim apo veprim që cenon mirëqenien e tyre do të trajtohet me seriozitet të lartë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MSH ka bërë të ditur se ka njoftuar institucionet kompetente dhe se është duke u koordinuar me Policinë e Kosovës për të hetuar rastin. Autoritetet u bëjnë thirrje prindërve të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të kërkojnë ndihmë vetëm nga burime profesionale dhe të besueshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.