Mustafa: Albin Kurti është bashkëluftëtar dhe veteran i UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se Kurti ka kontribuar përmes angazhimit në zyrën e Adem Demaçit gjatë viteve të luftës.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet të konsiderohet bashkëluftëtar dhe veteran i UÇK-së, për shkak të angazhimit të tij gjatë viteve të luftës.

banner

Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Mustafa tha se bashkëluftëtar e quan çdo njeri me të cilin ka bashkëvepruar në kohët e rënda të robërisë, veçanërisht nga viti 1997 deri në vitin 1999. “Shumë nga ata që i quaj bashkëluftëtarë, nuk kemi pasur as armë t’ua japim. Dua ta theksoj se ndihem mirë që Albin Kurti ka qenë në ato radhë. Ai ka vepruar në zyrën e Adem Demaçit, që ishte pjesë e strukturës së UÇK-së. Edhe sot e quaj bashkëluftëtar,” tha ai.

Mustafa theksoi se për të, bashkëluftëtar nuk është vetëm ai që ka luftuar me armë në dorë, por edhe çdo njeri që në një formë ka ndihmuar UÇK-në. “Unë e them qartë: luftëtarë të UÇK-së janë të gjithë ata që e kanë ndihmuar atë. Albin Kurti figuron në numëratoren e zyrës së Adem Demaçit, që ka qenë instrument i UÇK-së, prandaj ai është veteran i UÇK-së,” deklaroi ai.

Ai shtoi se shpesh media dhe analistët, para, gjatë dhe pas luftës, kanë devijuar të vërtetën për rolin e individëve në atë periudhë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.