
Shefja e GP të VV-së thotë se oferta për kandidim ka qenë e hapur.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kjo parti i ka ofruar 30 nënshkrime edhe Vjosa Osmani si kandidate për presidente të Republikës së Kosovës.
Sipas Nagavcit, oferta për mbështetje ka qenë konkrete dhe në përputhje me procedurat për nominimin e kandidatëve për postin e presidentit, por Osmani i ka refuzuar nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet e refuzimit, por ka theksuar se VV ka qenë e gatshme të mbështesë kandidatura të ndryshme, në funksion të zhbllokimit të procesit të zgjedhjes së presidentit.



