
Ankesat lidhen me raportime joetike dhe komentet seksiste në rastin e studentes së ndjerë nga Kosova.
Këshilli i Nderit i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM) ka vendosur të japë një paralajmërim publik për gazetarin Nevrij Ademi, pas shqyrtimit të tre ankesave lidhur me raportimet dhe paraqitjet e tij publike.
Ankesat u paraqitën nga gazetarë të ndryshëm, Rita Behadinj dhe Arbnora Memeti, dhe lidhen me pjesëmarrjen e Ademit në programin e televizionit “Klan Kosova” dhe përmbajtjen e publikuar në portalin “TetovaSot”, në lidhje me rastin tragjik të stidentes së ndjerë nga Kosova në Tetovë. Këshilli vlerësoi se në këto paraqitje dhe publikime janë dhënë komente seksiste, përveç pretendimeve të paprovuara për përdorim të drogës, duke shkaktuar stigmatizim të viktimës dhe transferim të fajit.
Sipas vendimit, Nevrij Ademi ka shkelur nenet 1, 7, 8, 10 dhe 13 të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë, që lidhen me raportimin e saktë, respektimin e privatësisë së viktimave, ndalimin e sensacionalizmit, shmangien e gjuhës së urrejtjes dhe dallimin e faktit nga opinioni.
Gazetari ka pranuar publikisht se disa shprehje ishin “një lapsus i fatkeq” dhe nuk pasqyrojnë pozicionin e tij profesional, por Këshilli vlerësoi se serioziteti i rasteve kërkon një reagim institucional. Këshilli paralajmëron se çdo shkelje tjetër brenda një viti kalendarik mund të sjellë propozim për përjashtim nga anëtarësia e ZNM-së.



