
Deputeti i zgjedhur, Nazir Kraki, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave që e kanë paraqitur si deputet të partisë Guxo.
Përmes një reagimi publik, Kraki ka sqaruar se në zgjedhjet e fundit ka garuar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo i Guxo-s.
“Nezir Kraki nuk është deputet nga partia Guxo, por nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar ai.
Kraki ka theksuar se këtë çështje e ka sqaruar edhe më herët dhe se nuk ka më lidhje politike me Guxo-n.
“Në këto zgjedhje kam hyrë si kandidat nga LVV, jo nga Guxo dhe këtë e kam sqaruar disa herë. Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë Guxo”, ka deklaruar ai.
Ai u ka bërë thirrje mediave që ta marrin parasysh këtë fakt në raportimet e tyre.



