Njësisë Speciale i shtohen 48 pjesëtarë të rinj, në ceremoni të pranishëm edhe KFOR-i amerikan

Të enjten është mbajtur ceremonia solemne e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative (NJSO), të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik për operatorë të kësaj njësie.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një rrugëtimi profesional, ku kandidatët më të përgatitur dhe më të vendosur janë bërë pjesë e njësisë elitare të Policisë së Kosovës.

banner

“Po ashtu në këtë ceremoni u certifikuan edhe 5 instruktorë të trajnimit themelor për NJSO-në si dhe u ndanë mirënjohje për instruktorët për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre në trajnimin e kësaj gjenerate të operatorëve të rinj të NJSO-së”, thuhet në njoftim.

Në deklaratën e policisë theksohet se pjesëtarët e rinj, të përgatitur nga instruktorë me përvojë dhe përkushtim, tashmë janë gati të përballen me sfidat policore.

Këta pjesëtarë të rinj, të përgatitur nga instruktorë me përvojë dhe përkushtim të lartë, janë tashmë gati të përballen me detyrat dhe sfidat policore – gjithmonë në mbrojtje të rendit, ligjit dhe sigurisë, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtori i Departamentit të Njësive Speciale, kolonel Shabani, si dhe eprorë të tjerë të policisë, instruktorë, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, KFOR-i amerikan dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.