Nora Weller: Botimi i të dhënave të gabuara për viktimat e luftës mund të përbëjë përgjegjësi penale

Avokatja e specializuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike thekson rëndësinë e etikës së hulumtimit dhe informimit publik, veçanërisht për çështjet e lidhura me luftërat dhe konfliktet.

Nora Weller (Visoka-Weller), juriste në Universitetit të Cambridge e specializuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ka deklaruar se një botim që paraqet numra të gabuar të të vrarëve në një konflikt mund të përbëjë përgjegjësi penale nëse bëhet me qëllim dezinformimi.

banner

Sipas saj, një publikim i tillë mund të shkaktojë dëme të ndryshme në shoqëri, duke rrezikuar besueshmërinë e informacionit dhe ndikimin e tij në kuptimin e historisë së konflikteve.

Weller theksoi se puna e saj nuk lidhet vetëm me trashëgiminë kulturore në kuptimin e objekteve dhe monumenteve, por edhe me trashëgiminë e lidhur me luftërat dhe konfliktet, duke përfshirë dokumentimin e dëmeve, ruajtjen e kujtesës historike dhe mbrojtjen e informacionit të saktë për viktimat dhe ngjarjet historike.

Ajo shtoi se në çdo vend demokratik ku respektohet liria e shprehjes, etika e hulumtimit dhe përgjegjësia ndaj informacionit publik janë thelbësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi shoqërinë pas konflikteve.

Postimi i saj i plotë:

Ne fakt, nje botim që paraqet numra të gabuar të të vrarěve ně lufte mund te përbën pergjegjesi penale nëse është dezinformim i qëllimshëm, meqe rast do te krijonte dēme te ndryshme shtese ne nje shoqeri.

Prandaj, ne cdo vend demokratik ku liria e te shprehurit respektohet, etika e hulumtimit ne raport me informimin publik eshte thelbesore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.