
Presidenca e Kosovës ka njoftuar për një bisedë telefonike në mes presidentes Vjosa Osmani dhe homologut të saj finlandez, Alexander Stubb.
Presidenca ka treguar edhe në lidhje me temat që u diskutuan në bisedën mes Osmanit dhe Stubb-it.
Postim i plotë:
Presidentja Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin finlandez Alexander Stubb.
Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis dy vendeve tona.
E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.



