
Presidentja e Kosovës tha se ishte e nderuar të ndajë rrëfimin e vendit bashkë me Bill Clinton, në prani të një audience ndërkombëtare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndihet e nderuar që ka ndarë rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri më sot së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, në një ngjarje të mbajtur në New York.
Në një postim në rrjete sociale, Osmani theksoi se audienca ishte e jashtëzakonshme dhe e ardhur nga e gjithë bota, ndërsa shprehu mirënjohje të përjetshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i quajti “aleatin historik” të Kosovës.
“Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara,” shkroi Osmani, duke theksuar rëndësinë e miqësisë mes Kosovës dhe SHBA-së.



